Kursi Intensiv i Anglishtes në Ferizaj

Click here to edit subtitle

Blogu kryesor

Njezet udhezime per studentet gjate provimeve

Posted by OSA EC on February 27, 2014 at 10:30 AM

Falënderimi i plotë i takon Allahut të Lartësuar, ndërsa përshëndetjet e përzemërta qofshin mbi Pejgamberin, alejhi selam, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

 

Studenti/nxënësi musliman bëson në Allahun, kur ballafaqohet me sprovime a testime të kësaj bote dhe kërkon Ndihmën e Tij me anë të pasimit të mjeteve të porositura, duke u bazuar në fjalët e Pejgamberit, alejhi selam: “Muslimani i fortë është më i mirë dhe më i dashur te Allahu i Lartësuar se muslimani i dobët, edhe pse të dytë janë të mirë, parimisht. Përpiqu ta arrish atë me anë të së cilës do të përfitoje dhe kërko ndihmë nga Allahu i Lartësuar e mos u ndje i pandihmuar!” (Sahihu i Muslimit, hadithi nr. 2664)

 

Në mesin e atyre mjeteve-udhëzimeve, janë edhe këto vijueset:

 

1. T’i kthehesh Allahut, duke bërë lutje në çfarëdo forme që është rekomanduar nga Islami, siç është, për shembull, të thuash: “Rabi ishra li sadri, ue jesir li amri!” (O Zoti im, ma zgjero gjoksin dhe m’i bëj gjërat të lehta!)

 

2. Ta bësh zakon të flesh herët dhe të shkosh në provim/test në kohë.

 

3. T’i bësh gati tërë pajisjet e lejuara dhe/ose të kërkuara e, si p.sh.: stilografa, vizore të ndryshme, kalkulatorë e orë dore [për të shikuar kohën e mbetur (shën. i përkthyesit)], sepse të qenët i përgatitur si duhet ndihmon shumë në dhënien e përgjigjeve në mënyrë të saktë.

 

4. Të recitosh duanë e daljes nga shtëpia: “Bismilah, teuekeltu ala Allah, ue la haule ue kuvete ila bilah. Allahume ini eudhu bike en edile ev udale, ev ezile ev uzale, ev ezlime ev uzlame, ev exh’hele ev juxh’hale aleje!” (Në emër të Allahut, mbështetem te Allahu, dhe s’ka forcë e fuqi, veçse me Allahun! O Allah, kërkoj mbrojtje prej Teje që të mos humb (dikë;) apo të humbem (nga dikush), që të mos rrëshqas (të mëkatoj me qëllim) apo që të mos gaboj (pa qëllim), që të mos shtyp (dikë;) apo që të mos shtypem (nga dikush), që të mos sillem si i marrë apo që të mos më trajtojnë si të atillë!) Dhe mos harro t’ua kërkosh pëlqimin prindërve dhe t’u kërkosh të bëjnë dua për ty, meqë duaja e tyre për ty pranohet.

 

5. Ta përmendësh Emrin e Allahut, kur të fillosh, meqë të përmendurit Emrin e Tij është e porositur të bëhet kur të nisësh ndonjë punë a vepër të lejueshme; kjo sjell bekime, dhe të kërkuarit ndihmë nga Allahu është një nga mjetet e forcës.

 

6. Të kesh në mendje Allahun në lidhje me kolegët/shokët e tu të klasës, dhe të mos ndikohesh nga ankthi e sikleti e të të kapë frika pikërisht para test(im)it, meqë ankthi është sëmundje ngjitëse. Në vend të kësaj, bëji të ndjehen optimistë, duke u thënë fjalë të mira, ashtu siç është porositur nga Islami. Pejgamberi, alejhi selam, u optimizua, kur dëgjoi emrin “Suhejl” (që do të thotë “i lehtë”, “jo me vështirësi”;) dhe tha: “Gjërat janë lehtësuar për ty!” Ai kishte zakon të thoshte “Ja Rashid!”, kur dilte (prej shtëpisë ) për ndonjë qëllim. Kështu që, ji optimist, se ti dhe vëllezërit tu në fe do ta kaloni provimin.

 

7. Të përmendurit Allahun (dhikri) largon shqetësimin dhe tendosjen. Nëse ndonjë gjë të duket shumë e vështirë, atëherë lute Zotin që të ta bëjë të lehtë. Kurdoherë që shejhul-Islam ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) i binte diçka e vështirë për ta kuptuar, ai do të lutej: “O Ti që mësove Ibrahimin, më mëso! O Ti që ia mundësove Sulejmanit të kuptojë, bëje që unë ta kuptoj!”

 

8. Zgjedh një vend të mirë (të përshtatshëm) gjatë provimit, nëse mundesh. Mbaje shpinën drejt dhe ji i ulur në karrige në mënyrë të shëndoshë.

 

9. Së pari shikoje testin tejpërtej. Studimet këshillojnë që të lihet 10 % prej kohës së provimit/testit për t’i lexuar pyetjet me vëmendje, për të shënuar gjëra të rëndësishme dhe për të ndarë kohën për çdo pyetje sa është e nevojshme.

 

10. Bëj plan që së pari t’u përgjigjesh pyetjeve më të lehta, e pastaj më të vështirave. Përderisa i lexon pyetjet, shëno konspekte (shënime [vër. e përkthyesit]) dhe ide të cilat do t’i kishe shfrytëzuar, gjersa u jep përgjigje më vonë.

 

11. Përgjigjju pyetjeve në bazë të rëndësisë së tyre.

 

12. Fillo së përgjigjuri pyetjet e lehta që i di. Pastaj kalo te pyetjet që kanë më shumë pikë, ndërsa pyetjet, përgjigjet e të cilave nuk i di apo për të cilat mendon se të duhet më shumë kohë për të prodhuar një përgjigje të saktë apo ato që nuk bartin shumë pikë, lëri për në fund.

 

13. Mos u ngut në dhënien e përgjigjeve, meqë Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Mosngutja është nga Allahu, kurse nxitimi është nga shejtani!” (Hadith hasen. Sahihu i Xhamiut, 3011).

 

14. Mendo mirë rreth përgjigjeve dhe zgjedhe përgjigjen e saktë, kur t’u përgjigjesh pyetjeve që kanë më shumë se një zgjidhje. Kur ke të tilla, vepro kështu: Nëse je i sigurt se ke zgjedhë përgjigjen e saktë, atëherë ki kujdes nga vesveseja (pëshpëritja që vjen nga shejtani). Nëse nuk je i sigurt, atëherë fillo me eliminimin e përgjigjeve që të duken të pasakta ose që vërtet s’mund të jenë të sakta, e më pastaj zgjedhe përgjigjen e saktë, bazuar në atë që ti mendon se është më e saktë. Nëse ke rrethakuar (zgjedhë;) një përgjigje të saktë, mos e ndërro mendimin, përderisa të jesh i jesh i sigurt se ajo ka qenë e pasaktë, veçanërisht nëse humb pikë për përgjigje të gabuar. Një studim tregon se përgjigjja e saktë është zakonisht ajo që studenti e mendon së pari herë.

 

15. Në provime/teste me shkrim, grumbulloji mendimet, para se të fillosh t’u japësh përgjigje. Shkruaj një skicë për përgjigjet me disa fjalë, me anë të të cilave do t’i paraqesësh idetë tua përmbledhtazi që dëshiron t’i diskutosh a t’i thuash para mësimdhënësit/testuesit. Mandej numëroji idetë në atë rend si dëshiron t’i paraqesësh.

 

16. Pikat kryesore të përgjigjeve shkruaji në fillim të saj (përgjigjes), sepse pikërisht kjo është gjëja që kërkojnë testuesit, dhe ka mundësi që ai të mos e gjejë atë që e kërkon, meqë ajo është diku në mes të përgjigjes, e që ai mund të jetë duke u ngutur.

 

17. Kushtoja 10 % të kohës rishikimit të përgjigjeve. Mos u ngut, kur i rishikon përgjigjet, posaçërisht në problematika matematike e detyra me numra. Hiqe nga vetja dëshirën për ta dorëzuar testin shpejt, dhe mos lejo që fakti se dikush del a e kryen testin më herët se ti të të shqetësojë a të të pengojë.

 

18. Nëse pas testimit kupton se ndonjë pyetjeje i je përgjigjur gabimisht, le të të shërbejë ajo si mësim për rëndësinë dhe rolin e të qenët i mirëpërgatitur në të ardhmen, e për të mos u ngutur në dhënien e përgjigjeve. Pranoje Vullnetin dhe Vendimin e Allahut të Lartësuar dhe mos bjer pre i frutracionit e i dëshpërimit. Mbaje në mend hadithin e Pejgamberit, alejhi selam: “Nëse të ngjan gjëkafshë, mos thuaj “Sikur t’ia kisha bërë kështu e ashtu.”!” Po thuaj: “Kader Allahu ue ma shae kan (Vendim i Allahut dhe ndodh si do Ai)!”, meqë, “të thuash “sikur”, hap dyert e shejtanit” (Sahihu i Muslimit)

 

19. Kije parasysh se vjedhja (kopjimi në provim) është haram, edhe nëse testi është në ndonjë gjuhë tjetër apo çfarëdo tipi tjetër. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që vjedh!” Është keqbërje dhe është mënyrë e ndaluar (haram) të marrësh ndonjë shkallë a çertifikatë etj., të cilën nuk e meriton. Konsenzusi i dijetarëve shënon që vjedhja (kopjimi në provim) është lloj bashkëpunimi në mëkat dhe shkelje të normave. Së këndejmi, bëj aq sa mundesh pa bërë haram dhe Allahu me Bujarinë e Tij le të të mjaftojë. Mos prano asnjë nga mënyrat e haramit që të vijnë nga të tjerët. Kushdo që heq dorë nga gjëkafshë për hir të Allahut, Allahu do t’ia kompensojë atij me diçka më të mirë. Duhet ta shpërfillësh dhe t’i rezistosh ligësisë, dhe informoje mësimdhënësit për një gjë të atillë që sheh para provimit, gjatë tij ose pas përfundimit. E kjo nuk është lloj i ndaluar i gojosjes, por paraqet denoncim (shpërfillje) të së keqes, gjë që është e obligueshme.

 

Këshilloji ata që blejnë a që shesin pyetje ose që i postojnë ato në internet etj., ose që përgatisin letra a mënyra, në përgjithësi, për të vjedhë gjatë provimit/testit. Thuaju që t’i kenë frikë Allahut, dhe tregojua vendimin mbi atë që çka janë duke e bërë dhe mbi paratë që do t’i fitojnë më pas si rezultat. Thuaju që nëse kohën që janë duke e harxhuar në përgatitjen e atyre gjërave të ndaluara do ta kishin shfrytëzuar për të mësuar, ose për t’iu përgjigjur testeve të mëparshme, ose për t’i ndihmuar njëri-tjetrit për ta kuptuar më mirë lëndën para testimit, ajo do të ishte më e mirë për ta, sesa t’i bëjnë këto gjëra të ndaluara.

 

20. Kujto se çfarë ke përgatitur për botën tjetër dhe për pyetjet e provimit në varr dhe se si do të shpëtosh në Ditën e Gjykimit. Gjithsecili që shpëton prej Zjarrit dhe që pranohet në Parajsë me të vërtetë ka arritur sukses.

 

Ne e lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë të arrijmë sukses në këtë botë dhe të na bëjë që të jemi fitimtarë dhe të shpëtuar në botën tjetër, meqë Ai është Gjithëdëgjuesi, i Cili u përgjigjet lutjeve.

 

Autor: Muhamed Salih el-Munexhid

 

Marrë nga fb/Namazi

Categories: Artikuj

Post a Comment

Oops!

Oops, you forgot something.

Oops!

The words you entered did not match the given text. Please try again.

Already a member? Sign In

0 Comments